Fjalëkalimi juaj i ardhshëm do të jetë e qeshura juaj

Hulumtuesit kanë gjetur frekuenca të ndryshme në të qeshurën e një personi që mund të përdoren për të krijuar një shenjë dixhitale për tu identifikuar nëpër internet.

Fjalëkalimi juaj i ardhshëm do të jetë e qeshura juaj

Në një botë kur dhjetëra miliona njerëz përdorin fjalëkalimet si “12345” ose “qwerty”, përdorimi i sistemeve biometrike është i domosdoshëm në mënyrë që të gjenerohen identifikimi unike.

Por sipas shkencëtarëve kjo do të ndryshojë shumë shpejtë dhe ata kanë zbuluar se e qeshura është unike për çdo person dhe është jashtëzakonisht e vështirë të kopjohet.

Zbulimi vjen nga Universitetet e Lagos dhe Nigerisë. Hulumtuesit kanë gjetur frekuenca të ndryshme në të qeshurën e një personi që mund të përdoren për të krijuar një shenjë dixhitale për tu identifikuar nëpër internet.

Sipas studimit, algoritmi i njohjes krijuar nga ekipi është 90% i saktë, mjaftueshëm për tu përdorur në disa aplikacione konsumatore. Ajo mund të zëvendësojë shumë shpejtë sistemet biometrike të njohjes së zërit.

Një problem i përdorimit të të qeshurës si një sistem biometrik është se që dikush të kyçet në llogarinë e tij duhet të qeshë. /Insajderi.com