Fjalët e Mladiçit për familjen pak kohë para vendimit të Tribunalit të Hagës

Fjalët e Mladiçit për familjen pak kohë para vendimit të Tribunalit të Hagës

Derisa po afrohet koha kur do të shpallet vendimi përfundimtar për liderin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, që akuzohet për gjenocid dhe krime lufte në Bosnjë, mediet serbe raportojnë që Mladiç ka biseduar para vendimit me familjen e tij.

‘Vecernje Novosti’ raporton që Mladiç i ka thënë anëtarëve të familjes që ndihet i pafajshëm dhe se ai e di mirë që është i tillë.

“Ata mund të bëjnë me mua çfarë të duan, por nuk mund të ma marrin shpirtin”, citohet t’u ketë thënë Mladiç gruas dhe djalit të tij para vendimit të gjykatës.

Mladiç akuzohet për masakrën e Srebrenicës, ku rreth 8 mijë burra myslimanë të Bosnjës u vranë.