‘Po shoh përpara për një sfidë të re dhe nuk mund të pres stërvitem me ekipin’.
‘Dua të fitoj sa më shumë tituj me Bajernin, sidomos Liga e Kampionëve është prioritare’.
Këto janë fjalët e para të Leroy Sane si futbollist i ekipit gjerman Bayern Munich.
Gjermani 24 vjeçar la Manchester Cityn pas katër sezoneve për tu bashkuar me bavarezët, me të cilët ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.
Shuma e transferimit besohet të jetë 50 milionë euro, edhe pse zyrtarisht nuk është deklaruar asnjëri klub.
Insajderi.com