Fjalimi “emocionues” i Ganimete Musliut në Kuvend, sulmon LDK-në dhe VV-në

Fjalimi “emocionues” i Ganimete Musliut në Kuvend, sulmon LDK-në dhe VV-në

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka drejtuar akuza të ashpra drejt LDK-së dhe Vetëvendosjes, parti të cilat nuk morën pjesë në seancën ku u votua ligji për Kullat e Jasharajve.

Në një fjalim me tone të ashpra dhe “emocionuese”, Musliu ka thënë se partitë e kanë të mbushur trurin vetëm me pushtet.

Ka akuzuar LDK-në dhe VV-në që po duan të shuajnë historinë e shqiptarëve, shkruan Insajderi.

“Ne asnjëherë nuk kishim besuar që një parti si LDK-ja të rrinte jashtë sallës javën e kaluar, dhe nuk do të votonte për një ligj që është vetë bazamenti i shtetit. Nuk besonim që një parti që e ka gojën plot bashkim kombëtar si VV të mos e votojë ligjin për kompleksin Adem Jashari”, ka thënë Musliu.

Ajo ka thënë se dikush është intersuar që ato kulla të rrënohen.

Musliu ka bërë thirrje te partitë që të bëhen bashkë për ta votuar këtë ligj.

“PDK-ja sot me të drejtë pyet kush po frikësohet nga komandanti legjendar. Edhe sot ne bëjmë thirrje te të gjitha partitë që të bashkohen dhe ta votojnë ligjin për komlpeklsin Adem Jashari. Sot pasi nesër do të jetë vonë”, ka deklaruar Musliu.

Ndryshe në këtë seancë pritet të diskutohet edhe transformimi i FSK-së. /Insajderi.com