Fjalimi i Ramës: Lufta e Thaçit dhe Veselit, historia e pandryshueshme e asaj pjese të kombit, që quhet Kosovë

“Serbia nuk ishte viktimë, por agresori. Veseli, Thaçi, Haradinaj u rebeluan ndaj agresorit në emër të viktimave”.

Fjalimi i Ramës: Lufta e Thaçit dhe Veselit, historia e pandryshueshme e asaj pjese të kombit, që quhet Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur fjalim në Parlamentin e Shqipërisë për aktakuzën e ngritur ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit nga Gjykata Speciale, njofton Insajderi.

Ai ka quajtur “ndyrësi eksperimentale ndërkombëtare”, aktakuzën e Speciales.

Por, ka thënë se historinë e luftës së fundit në Kosovë s’ka kush që e ndryshon.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe gjithë pjesëtarët e UÇK-së janë historia e pandryshueshme e çlirimit të asaj pjese të pandashme të kombit që quhet Kosovë”, ka deklaruar Rama.

Ai ka thënë se Kosova është e lirë “falë tyre dhe ndërmarrjes së tyre”.

“Fal tyre u zgjua ndërgjegjja e fjetur e Evropës demokratike”.

Gjithashtu ka deklaruar se kjo aktakuzë hedh baltë jo mbi Thaçin e Veselin, por mbi Kosovën.

Rama ka kritikuar edhe ata që “duket sikur u vjen mirë për çka ka ndodhur” dhe më pas flasin për pastërtinë e UÇK-së.

“Unë nuk flas për pastërtinë e UÇK-së, ajo është e vetëkuptueshme”, ka pohuar Rama./Insajderi.com