Fjolla Gashi, artistja që hapi festivalin Hardh Fest

Fjolla Gashi, artistja që hapi festivalin Hardh Fest

Për të pestën herë më radhë Rahoveci ishte nikoqir i qytetarëve të shumtë, nga Kosova dhe Diaspora, duke servuar artistë vendorë dhe ndërkombëtarë për t’i argëtuar të gjithë të pranishmit.

Në kuadër të Hardh Fest këtë edicion ishte edhe “Rahoveci All Stars” që u përkujdes që përmes artistëve të rinj të argëtojë të gjithë të pranishmit.

Ajo që bëri hapjen e festivalit ishte artistja e re nga Rahoveci Fjolla Gashi, që pati rastin të këndoj për herë të parë pranë publikut vendas.

Fjolla këndoj pesë këngë të cilat ishin hite vendore dhe ndërkombëtare.

Edhe pse Fjolla shumë e re në moshë dhe jo me shumë eksperiencë në fushën e muzikës, befasoi me vokalin e saj dhe me prezencën e mirë në skenë, paraqitja e saj live ishte e një niveli tejet të lartë.

Këngëtarja e re duket të jetë premtues në skenën e muzikës, duke ju referuar përformances së saj live.

Se a do ta shohim Fjollen së shpejti me ndonjë projekt të sajin apo në ndonjë label të madh vendor mbetet të shihet në vazhdim.