e vetmja barrë, akuza

Fjolla Morina gënjeu për shtatzëninë – gjykata merr vendim për të

Fjolla Morina gënjeu për shtatzëninë – gjykata merr vendim për të

Më 19 shtator, Fjolla Morina u arrestua teksa përpiqej të kalonte kufirin në territorin shqiptar me armë.

Dy ditë më vonë, u mësua se ajo ishte 2-muajshe shtatzënë dhe kjo kishte rezultuar pas kontrolleve mjekësore në momentin e arrestimit në Spitalin e Kukësit. Mëngjesin e sotëm, ajo doli përpara Gjykatës për të marrë masën e sigurisë, njofton Insajderi.

Gjykata vendosi që ekoja nuk mjaftonte për të vërtetuar që është shtatzënë dhe vendosi të shtynte seancën për në orën 13:00, ndërkohë që Fjolla duhet t’i nënshtrohej sërish analizave. E kështu u zbardh një tjetër fakt – sipas Report TV, ekoja e parë ishte falsifikuar pasi në analizat e ditës së sotme këngëtarja nuk rezulton shtatzënë.

E mbi këngëtaren, tashmë duhet të rëndojnë dy akuza – por megjithatë një vendim u morr nga trupi gjykues.

Është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie” për të, duke arsyetuar vendimin se ajo duhet të kujdeset për dy fëmijët e saj, ku njëri është i mitur. Gjatë ditës së sotme u kuptua që gjykata në Kukës kishte vendosur një dorëzani prej 5 milionë lekësh. /Insajderi.com