
Vajza e saj, Lediana mbush 16 vjeç dhe Fjolla ka zgjedhur ta urojë publikisht në Instagram.
Këngëtarja ka publikuar një foto të 16 viteve më parë, ku shfaqet së bashku me vajzën e saj.
Krahas fotos ajo shkruan fjalët prekëse dedikuar së bijës dhe nuk harron të bëjë pak ironi për ndërhyrjet estetike.
“Unë nuk ta them shpesh këtë, por sot është dita e përkryer për të të bërë të ditur se çfarë dhuratë e çmuar je për mua. Jam krenare për vajzën time. Ti je dhurata e parë, drita e syve të mi. Ti je ajo që për herë të parë dëgjova të më thotë mam. Qofsh e pastër si uji, e dashur si zemra dhe e bukur si dielli. Gëzuar ditëlindjen Lediana, mami të do shumë. 16 vite më parë. Pa grim. Bukuri natyrale se ska pas atëher kurrgjo”, shkruan Fjolla.