FKA twigs vallëzon me shpata në videon e këngës së re “sad day”

FKA twigs vallëzon me shpata në videon e këngës së re “sad day”

FKA twigs ka lansuar videon e re për këngën e re të saj “sad day”, videon e të cilës e ka bërë Hiro Murai, i cili e kishte bërë regjinë e “This is America” e Childish Gambino.

Filmi i shkurtër është i punuar nga tëigs dhe Murai, ku këngëtarja shihet në një luftë me shpata nëpër rrugët e Londrës, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Kjo video është e inspiruar nga një tekst i një këngë të saj ku thuhet “unë kurrë nuk kam parë një hero si unë në sci-fy” dhe  “ajo donte të bëhej heroina që kishte nevojë ta shihte kur ishte duke u rritur”.

Kjo video vjen 3 vjet pasi FKA filloi të trajnohet për wushu, një formë e artit marcial bashkëkohorë kinez, nën udhëheqjen e Master Wu, nga Shaolin Wushu Centre. Vitin e kaluar këngëtarja hapi një konkurs për burra të trajnuar për ëushu për të marrë pjesë në video./Insajderi.com