Teksa Italia regjistron një bilanc tragjik me 11,591 viktima dhe 101" />

Flamuri gjysmë shtize dhe një minutë heshtje, Italia vajton viktimat e Covid19

Flamuri gjysmë shtize dhe një minutë heshtje, Italia vajton viktimat e Covid19

Në orën 12 të ditës së sotme, Italia ndaloi për t’u bërë homazhe të gjithë viktimave të koronavirusit.

Teksa Italia regjistron një bilanc tragjik me 11,591 viktima dhe 101,739 të prekur nga pandemia Covid-19, sot flamujt e vendit fqinj, në të gjitha zyrat publike do të ulen në gjysmë shtizë, si dhe do të mbahet një minutë heshtje.

Ulja e tyre vjen si një shenjë zie dhe afërsie pranë familjarëve të viktimave nga koronavirusi dhe si shenjë e pjesëmarrjes kolektive në ngushëllimet e komuniteteve më të prekura.

Përmes një deklarate, Vatikani tha se gjithashtu do të bashkohet në këtë nderim.

“Sot, në solidaritet me Italinë, Selia e Shenjtë do të ulë flamujt në gjysmë shtize dhe do mbajë zi për viktimat e pandemisë në Itali dhe në botë, për familjet e tyre dhe ata që luftojnë pë t’i dhënë fund kësaj.”