Flasin familjarët e kosovarit i cili u vra në Francë

Flasin familjarët e kosovarit i cili u vra në Francë

29 vjeçari nga Gjakova, Sefedin Nimonaj të mërkurën u vra nga fqinji i tij në qytetin Mulhouse të Francës. Babai i tre fëmijëve u qëllua për vdekje nga një algjerian rreth 35 vjeçar, me të cilin ndante kulmin e shtëpisë së njejtë. Sefedini jetonte në katin e parë, e dorasi, i cili ende ndodhet në arrati në katin e tretë. Dyshohet se zhurma e shkaktuar nga kati i parë ku Nimonaj jetonte kishte nervozuar dorasin, i cili i kishte shkuar atij në shtëpi dhe me të çelur derën kishte shkrepur tre plumba mbi të

Familjarët nga ajo që kanë dëgjuar prej mediave njëri prej familjarëve të Sefedinit, Maxhuni, ka rrëfyer ngjarjen. Ai thotë se kushëriri i tij nuk ka pasur mosmarrëveshje me askënd, përfshirë edhe fqinjin që e vrau, shkruan Gazeta Express.

Maxhuni rrëfen se si Sefedini me të hapur derën është qëlluar për vdekje nga fqiu i tij.

“Në derë të banesës e kanë vra, ka pin kafe u kane, n’tavolinë e ka lan edhe ka trokit, u dal me çel derën edhe bam e kan vra”, rrëfen Maxhun Nimonaj, kushëriri i Sefedinit.

Nga ajo që raportuan mediat franceze dyshohet se shkaktare e vdekjes së Sefedinit u bë zhurma që u dëgjua nga shtëpia e tij, por këtë e mohon Maxhuni. Ai thotë se nuk ka mundësi të ketë qenë zhurmë e madhe pasi, i ndjeri ka pasur fëmijët e vegjël dhe të ata nuk përleshen mes vete.

Mësohet se Sefedini banonte në katin e parë, ndërsa dorasi në të tretin.

“Ai ka banu në katin e fundit, halla e tij në katin e dytë, merre me mend qysh munet me i bo zhurmë prej katit tretë, nuk janë fëmijë me dalë mu përrla në rrugë a oborr”, thotë ai.

Mediat lokale në Francë raportuan se dorasi është rreth 35 vjeç. Atij i është bastisur shtëpia ku kanë gjetur edhe armë.

“Sipas policisë dorasit i kanë bastis shtëpinë i kanë gjetë armë, drogë etj. Ai është në arrati. Hala se kan arrestu sipas familjarëve”, thotë edhe Maxhuni.

“Hetimet policore kanë filluar menjëherë. Autori i krimit, një person 35-vjeçar është ende në arrati dhe i kërkuar nga policia”, raportohej nëpër mediat franceze.

Sefedin Nimonaj kishte tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Ai kishte një firmë të vogël me pajisje ujësjellësi.

Trupi i të ndjerit nuk ka arritur ende në Kosovë. Nimonaj bashkë me familje para luftës kishte dalë nga Kosova për të jetuar në Francë. Dy vitet e fundit ai jetoi në një shtëpi me familjen e ngushtë në lagjen Dornach në qytetin Mulhouse të Francës, ku edhe dyshohet se u vra me tre plumba nga fqinji i tij.