Flasin nga familja Kelmendi, si në filmat e Hollywood-it: Ata kanë filluar që të na gjuaj nga taksi

Flasin nga familja Kelmendi, si në filmat e Hollywood-it: Ata kanë filluar që të na gjuaj nga taksi

Historia në mes Kelmendëve dhe Gashëve, kishte filluar një vit para përplasjes së armatosur të vitit 2011.

Fisnik Gashi dhe Driton Kelmendi ishin të dyshuarit kryesor në shkëmbimin e armëve ku pësoi një i ri dhe u plagosën disa kalimtarë.

Vëllau i Driton Kelmendi, Veton Kelmendi, në një intervistë për InDoks ka rrëfyer nagjarjen se si ndodhi incidenti.

“ Jemi pa rastësisht në një lokal aty jemi ulur, janë shku teposhtë na kemi vazhduar në parkin, ata kishin pas hypur në taksi edhe janë kon andej rrugës, na këndej në trotuar edhe në momentin si na ka pa aty neve tu shku edhe i kemi dëgju se ka kërsitur dqiçka , kemi shikuar ka taksi dhe e kemi parë që ata nga xhami ka fillu me gjujt. Unë kam qenë mbas Dritonit nja dy metra edhe kur kanë fillu me gjujt e kam parë një biçikletë kam mëndu se është frikësuar por pastaj e kam kuptuar se ishte plagosur para nesh”, ka thënë Kelmendi.

Shumë njerëz kishte kur u bë shkëmbimi me armë zjarri. Edhe më shumë do të grumbulloheshin e do të shkelnin nëpër vendin e krimit për 10 minutat sa do të vononte Policia e Kosovës që të shfaqej për ta siguruar skenën.

InDoks në këtë episod do ti kthehet këtij rasti që tronditi Pejën në vitin 2011 dhe provave të reja që familja pretendon që i ka siguruar e që dëshmojnë, sipas tyre, se anëtari i familjes së tyre nuk e kreu kurrë krimin për të cilin u dënua. Akuzojnë edhe Prokurorin e rastit që iu kërkoi shumë ryshfet. Edhe gjyqtarin e EULEX-in që ishte i padrejtë. Edhe policë që manipuluan prova/InsajderiInDoks