Flasin nga Vetëvendosje, për ‘takimin’ e Sveçlës me Gjuriqin

Flasin nga Vetëvendosje, për ‘takimin’ e Sveçlës me Gjuriqin

Lëvizja Vetëvendosja ka thënë se në foton ku shihet anëtari i tyre i partisë, Xhelal Sveçla me Marko Gjuriqin të ashtuquajturin përfaqsues i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, nuk është takim.

Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, Arlind Manxhuka ka thënë se Sveçla është duke marr pjesë në një konferencë ndërkombëtare ku janë të gjitha subjektet politike të rajonit.

“Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencëën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organiztës CIG. Në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përvecc shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm”, ka thënë Manxhuka për Insajderin. /Insajderi.com