Flet avokati Gazmend Halilaj, rrëfen se si u plagos sot

Flet avokati Gazmend Halilaj, rrëfen se si u plagos sot

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, i plagosur përpara shtëpisë së tij të martën, ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Insajderi ka biseduar me avokatin Halilaj, disa minuta pasi ai njoftoi përmes rrjetit social Facebook, të jetë plagosur.

Halilaj ka deklaruar se është plagosur nga të shtëna me armë zjarri.

“Jam jashtë rrezikut për jetë. Më kanë gjuajtur me revole, jam plagosur në dorë por jo nga revolja. Unë kam qenë në veturë, sapo kisha hip në të. Ata kanë qenë dy persona në një xhip të zi me targa të automjetit të një shteti të huaj”, ka thënë Halilaj.

Gepostet von Gazmend Halilaj am Dienstag, 14. April 2020