Flet avokati i Burdushit: Është qesharake arsyeja pse po mbahet ai në paraburgim

Flet avokati i Burdushit: Është qesharake arsyeja pse po mbahet ai në paraburgim

Avokati i mjekut popullor, Hysri Peqanit në Frontal Live ka thënë që është e paarsyeshme që është arrestuar Burdushi, sepse është qesharake sipas tij arsyeja se pse ai mbahet në paraburgim.

Asdren Hoxha ka thënë se katër veprat për të cilat ngarkohet klienti i tij janë dënime të lehta të cilat mund të dënohen edhe me gjobë.

Avokati gjithashtu ka bërë ankesë dhe shumë shpejt sipas tij pritet lirimi i Peqanit.

Hoxha është deklaruar se ka vizituar klientin e tij në burgun e Prizrenit dhe thotë se ai ndihet i qetë kundrejt një padrejtësie që sipas tij iu është bërë.

Ndërkaq, për provat që janë konfiskuar thotë se nuk paraqesin argument për prokurorinë që të ngritet aktakuzë.