Flet avokati i Gazmend Morinës, që u sulmua mbrëmë nga 20 persona

Flet avokati i Gazmend Morinës, që u sulmua mbrëmë nga 20 persona

Avokati i kryeshefit të kompanisë rajonale të pastrimit “Uniteti” në Mitrovicë, Gazmend Morinës, ka reaguar pas sulmit që i është bërë mbrëmë klientit të tij.

Musa Damati ka thënë për Insajderin se klienti i tij sot është marrë në pyetje në zyrat e Policisë së Kosovës në prezencë të tij.

“Klienti im, kryeshefi ekzekutiv i ndermarjes publike, Gazmend Morina, është marrë në pyetje sot në zyrat e Policisë së Kosovës në prezencën e avokatit”, ka thënë Damati.

Lajmin e sulmit e kishte konfirmuar për Insajderin vet Gazmend Morina. Ai tha se mbrëmë me urdhër të udhëheqësve të restorantit “Ibri” është bllokuar rruga që çon drejt deponisë së mbeturinave në Koshtovë.

Morina thotë se kur kanë shkuar sot për të parë gjendjen, ai dhe punëtorët e kompanisë janë sulmuar fizikisht.

“Kemi shkuar sot që ta shohim gjendjen se pse nuk po i lejojnë kamionët me kalu nga ajo rrugë. Na kanë sulmuar 20 veta me gurë e fizikisht fytyrës. 20 veta me gurë të mëdhenj. Ata janë banor të këtij fshati dhe këtë sulm e kanë bërë të organizuar nga pronari i restaurantit”, tha Morina për Insajderin.

Për më tepër, Morina tha se sulmi është kryer në prani të dy policëve./Insajderi.com