Flet Challandes pas arritjes historike të Kosovës

Flet Challandes pas arritjes historike të Kosovës

Trajneri i Kosovës,Bernard Challandes, është shprehur tejet i lumtur me fitoren 4-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Azerbajxhanit,

Sipas Challandes, skuadra luajti për 90 minuta ashtu siç ai dëshiroi, duke luftuar për top çdo minutë.

“Ishte shumë me rëndësi kjo fitore dhe jam i lumtur për fitoren. Ky ekip mund të arrijë gjëra të mëdha”, u shpreh Challandes.

“Iu kam thënë futbollistëve që të luftojnë dhe sot luajtën me zemër. Dua të përgëzoj lojtarët, është arritje historike për Kosovën”.

“Sonte çdo repart i ka ndihmuar njëri tjetrit. Mbrojtja ka qenë fantastike ndaj një ekipi të fortë. Ky është një mentalitet i një ekipi fitues, por duhet të vazhdojmë të punojmë”, shtoi ai.

“Ekipi po i përgjigjet kërkesave të mija. gjatë stërvitjeve po ushtrojmë lojën nga krahët dhe sonte bëri ndeshje të mirë. Po rritemi çdo ditë e më shumë”, theksoi ai mes tjerash.

“Nuk duhet të ëndërrojmë shumë, por jemi të kënaqur me atë që bëmë, me lojën që treguam”. /Insporti.com