Flet deputeti i Vetëvendosjes: Qeveria Kurti ka kontroll mbi Veriun

Flet deputeti i Vetëvendosjes: Qeveria Kurti ka kontroll mbi Veriun

Deputeti nga radhët e Lëvijes së Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, në një intevistë për InDoks, ka thënë se Qeveria Kurti e ka nën kontroll Veriun.  Sipas tij e gjihë kjo situatë dhe reagimet e shumta janë si qëllim për tu destabilizuar Veriu.

Bajqinovci ka cekur se gjendja e veriut është po ajo që ka qenë 20 vitë më parë, duke thënë se për 50 ditë nuk mund të unifikohet çdo gjë nga Lëvizja Vetëvendosje.

 

“Së pari kjo situate ne Veri është ajo që ka qenë 20 vite me parë, pa ndonjë ndryshim, përvç që është rënduar nga virusi Covid 19. Deklaratat e liderëve sidomos të presidentit Thaçi, I cili në mënyrë të papërgjegjshëm ka folur për veriun, po ashtu edhe nga organizata EFJS është thënë se Thaçi e Vuçiq po përdorin krizën e koronavirusit për të nxitur tensione poltike e sociale në interest ë tyre. Ne tash nëse themi se veriu se plotësisht është nën kontroll, nuk mund te themi, se kjo situatë që 20 vite është, nuk mund t’i hidhet faji qeverisë së zotit Kurti, për 50 ditë nuk mund të unifikohet gjithçka e të kthehet në kontroll”, ka thënë Bajqinovci/InsajderiInDoks