Flet dëshmitarja për punëtorin që vdiq pasi ra nga lartësia: E pashë duke rënë trupin

Flet dëshmitarja për punëtorin që vdiq pasi ra nga lartësia: E pashë duke rënë trupin

Një 40-vjeçar ka vdekur pasditën e së enjtes në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, pasi ishte rrëzuar nga një lartësi prej 5-6 metrash derisa ishte duke rregulluar ndriçimin e një skene teatrale, njofton Insajderi.

Studentja e aktrimit në Universitetin e Prishtinës, Blerta Gubetini, tha se ajo e kishte parë viktimën teksa po binte nga lartësia.

“Sot, e enjte rreth orës 14:20, në atmosferë provash e pune me ndriçim dritash, me sytë e mi e pashë duke rënë trupin, tani të pajetë, të ndriçuesit të teatrit Oda, UKSHIN KRASNIQI, i cili vdiq duke e bërë punën më të dashur të tij”.

“Ngushëllime familjes e njerëzve t’afërt e t’dashtun të Ukshinit! Lutemi që shpirti yt të gjej paqe e qetësi”, ka shkruar Blerta në Facebook./Insajderi.com