Flet djali i veprimtarit Smajl Hajdarajt pas vjedhjes së bustit të tij

Flet djali i veprimtarit Smajl Hajdarajt pas vjedhjes së bustit të tij

Në lidhje me vjedhjen e bustit të luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj, përpos kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, që ka reaguar më herët, edhe familjarët e tij kanë folu për Gazetën Insajderi për këtë rast.

Djali i veprimtarit Smajl Hajdaraj, Shpëtim Hajdaraj, i ka thënë gazetës se nuk janë në dijeni për këtë rast dhe nuk e di se kush ka mundur ta bëjë.

“Nuk kemi ndonjë të dhënë. Nuk e di a është vjedhje a është bërë me prapavi tjetër, nuk e di”, i ka thënë Hajdaraj shkurt Insajderit.

Busti i luftëtarit të UÇK-së, dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj, është vjedhur në oborrin e shkollës që mbanë emrin e tij në Pejë.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky është akt i shëmtuar dhe ai ka ka kërkuar nga organet e rendit dhe autoritetet përkatëse, që sa më parë ta zbardhin këtë vepër kriminale dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e saj./ Insajderi.com