Flet heroi i Kosovës – dedikimi i veçantë i Zenelit pas ndeshjes

Flet heroi i Kosovës – dedikimi i veçantë i Zenelit pas ndeshjes

Arbër Zeneli mbajti premtimin që ia kishte dhënë babit, shënoi het-trik në fitoren e madhe të Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Insporti.

Dardanët mposhtën Azerbajxhanin 4-0 në një natë magjike dhe me spektakël nga tifozët shqiptarë.

Golin tjetër për Kosovën e shënoi Amir Rrahmani.

“Kemi luajtur si ekip dhe në fund morëm këtë fitore. Ky sukses shkon për gjithë shqiptarët. Me tifozët mund të fitojmë ndaj gjithkujt”.

“I kam premtuar babit një het-trik dhe ndodhi kundër Azerbajxhanit dhe jam shumë i lumtur. Nuk do t’ia kisha dal pa skuadrën”, shtoi ai mes tjerash Zeneli.