fbpx

Flet ish-deputetja e VV-së, akuzon Molliqajn për “sjellje banditeske”

Flet ish-deputetja e VV-së, akuzon Molliqajn për “sjellje banditeske”

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëra nga figurat qendrore të kësaj partie, Albulena Haxhiu, e ka akuzuar sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, për “sjellje banditeske”.

Pas raportimeve për përleshjen e Molliqajt me anëtarin e Vetëvendosjes, Haki Abazin, anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur se Molliqaj “i është bashkuar krimit”.

“Kur humb argumentet e i bashkohesh krimit, degradon në sjellje banditeske e ne sulme fizike”, ka thënë Haxhiu.

Molliqaj, në një shkrim në Facebook të martën, deklaroi se pas debatit televiziv në televizionin T7 nuk ka ndodhur asgjë.

Ai tha se ka pasur vetëm tensione verbale mes tij dhe Abazit. /Insajderi.com