Flet për herë të parë komandanti i suspenduar pas vrasjes së pesëfishtë, ja çfarë thotë ai

Flet për herë të parë komandanti i suspenduar pas vrasjes së pesëfishtë, ja çfarë thotë ai

Janë varrosur sot në Cerrnicë të Gjilanit trupat e pajetë të familjes Bllaca, të cilët u vranë të martën.

Policia është duke e hetuar rastin, për të gjetur shkaktarët.

Në ceremoninë mortore morën pjesë zyrtarë policisë. Ne mesin e tyre ishte edhe Alban Ramushi, komandanti i Policisë së Gjilanit i cili është suspenduar pas vrasjes së pesëfishtë në Gjilan.

Ai ka folur sot për rastin, pasi kishte marrë pjesë në varrimin e familjes Bllaca.

“Jam suspenduar që të kryhen hetime më lehtë”.

I njëjti dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

“Pytni ata [v.j Drejtorinë e Policisë] nëse e kam keqpërdorur autoritetin”./Insajderi.com

Lexo edhe: 

Pi verë bashkë me Lutfi Hazirin dhe dekorohet nga ai – ky është komandanti policor i suspenduar pas vrasjes së pesëfishtë

Vrasja e pesëfishtë në Gjilan – këta janë zyrtarët e suspenduar të Policisë