Flet prindi i vajzës 18 vjeçare që vdiq dje, tregon çka i thanë mjekët në Prishtinë

Flet prindi i vajzës 18 vjeçare që vdiq dje, tregon çka i thanë mjekët në Prishtinë

Për vdekjen e vajzës thotë se e di kush është fajtori. Shemsedin Ademi thotë se vajza i vdiq nga pakujdesia e mjekëve.

Familja e 18 vjeçares Rinesa Ademi që vdiq dje, thonë se mjekët janë fajtorët pse vajza e tyre nuk jeton më.

Babai i vajzës i ka thënë Klan Kosovës, se mjekët e spitalit të Vushtrrisë i kishin dhënë udhëzim që të shkonte në Prishtinë t’i bënte testin për coronavirus, por atje një mjeke i kishte thënë që vajzën ta sjell një ditë tjetër, pasi kishte klinika ishte shumë e ngarkuar me raste të tjera.

“Nuk është rast që ka mundur të vdes aty, por kjo është krejtë pakujdesi e mjekëve”.

Rinesa Ademi ka disa ditë që po ankohej se ka dhimbje koke dhe lodhje. Sipas prindiet të 18 – vjeçares që vdiq të shtunën në mëngjes, vajza nuk mori trajtimin e duhur në spitalin e Vushtrrisë në ditën kritike.

“I kam thirrur tri katër herë, por u vonua emërgjenca. E kemi çuar në spital, aty ja dhanë një injeksion. Pasi ja dhanë atë injeksion, filloi të nxjerrë shkumë nga goja e hundët. Pas kësaj, mjekët vetëm filluan të largohen nga aty, nuk u merrke kush me atë rast”, thotë babai i vajzës së ndjerë.

Vdekja erdhi pas një jave përpjekje që e ndjera po mundohej të gjente shërim. Gjatë kësaj kohe disa herë u dërgua në spitalin e Vushtrrisë, raporton klan kosova.

“Një mjek me nervozë nga tha, çka po lypni këtu, a po e shihni në çfarë gjendje jemi, vajza duhet të rri në shtëpi se s’ka kurgjo, është grip i lehtë edhe i kalon”, thonë një familjar tjetër i të ndjerës.

Por disa mjekë sipas prindit të vajzës, dyshonin se ajo e kishte coronavirusin.

E sipas udhëzimit të spitalit të Vushtrrisë, vajzën e kishin dërguar edhe në Klinikën Infektive në Prishtinë, për t’i bërë analizat për coronavirus, por prindi thotë se as atje nuk kanë qenë të gatshëm ta marrin në trajtim.

“Me udhëzim shkuam në Prishtinë. U afrova te një mjeke që kishte qenë jashtë aty te spitali dhe ja ofrova udhëzimin. Më tha se kemi shumk kallabllak, sille ndonjë ditë tjetër. Mbrëmë rreth orës 21:00 më kanë thirrë dhe më kanë tregu se nuk ka të bëjë me coronavirus”, ka thënë prindi i vajzës.

Ndërsa Faik Hoti, zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë, ka folur për rastin, por vetëm për ditën kur ajo kishte vdekur, pasi sipas tij, institucionet shëndetësore, spitali në Vushtrri e as QKUK nuk i kanë dhënë informacione për ditët e mëparshme të trajtimit apo mostrajtimit të vajzës në Vushtrri e Prishtinë.

“Pacientja R.A e lindur në vitin 2002, ka ardhur në spital pa vetëdije, është pranuar me konvulione dhe shkumë nga goja dhe dunda me ngjyrë të kuqrremtë, me bebëza maksimalisht të zgjeruara dhe pa shenja vitale. Janë marrë të gjtha masat e reanimimit nga mjekët kujdestar në spital”, ka thënë Hoti.

Ndërsa, zëdhënësi Avni Zahiti ka thënë se trupi i viktimës është dërguar në obduksion, dhe kanë filluar hetimet për rastin që po cilësohet si i dyshimtë.