Gashi është reperi me prejardhje shqiptare i cili po triumfon në skenën ndërkombëtare e së fundmi po e shijon edhe suksesin e këngës me French Montana dhe Dj Snake.
Përpos bashkëpunimeve, gazeta prestigjioze ‘New York Times’ i ka dedikuar një artikull reperit shqiptar.
I ftuar në studion e MTV me moderatorin e famshëm Sway, reperi shqiptar ka folur për shqiptarët dhe prejardhjen e tij.
Moderatori i njohur e pyeti nëse ndihet krenar për arritjet e shqiptarëve të tjerë që po pushtojnë tregun ndërkombëtarë.
“Jam shumë i lumtur për njerëzit e mi. Po, po jemi bërë si Avengers. Jam shumë krenar që të gjithë jemi bërë kaq të mirë. E di, ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka. Secili kemi historitë tona familjare e kemi sakrifikuar shumë”.