Flet vajza e ish spiunit rus, që u helmua bashkë me të atin

Flet vajza e ish spiunit rus, që u helmua bashkë me të atin

Yulia Skripal, Vajza e ish spiunit rus, Serguéi Skripal të dy të helmuar në qytetin anglez të Salisburit pohoi këtë të enjte në mesazhin e parë publik se po e rimerr veten.

“U zgjova pas më shumë se një jave dhe ndihem e lumtur dhe me më shumë forca,” – u shprej vajza 33 vjeçare.

“Ju falenderoj për interesin e treguar dhe mesazhet e shumta që kam marrë”.

Skripalët u sulmuan me një agjent nervor të tipit ushtarak të njohur si Novichok dhe qysh atëherë mbeten të hospitalizuar në lokalitetin anglez. Vajza falenderoi banorët e Salisburit që e ndihmuan kur ishin të paaftë.

“Dua të falenderoj të gjithë personelin e Salisbury District Hospital për përkujdesin e treguar dhe profesionalizmin”.

Julia e klasifikoi të gjithë këtë episod si “diçka çorientuese” dhe kërkoi që të respektohej privatësia e saj dhe e familjes së saj gjatë periudhës së kovaleshencës.

Gazeta britanike “The Times” informoi që sot shërbimet sekrete britanike besojnë se kanë lokalizuar laboratorin rus ku u prodhua agjenti nervor.

Qeveria dhe shërbimet sekrete britanike mundën ta identifikojnë burimin e këtij agjenti , prodhim rus, disa ditë më vonë pas sulmit në bashkëpunim me burimet e inteligjencës. Sulmi provokoi një krizë diplomatike mes Londrës dhe Moskës me përjashtimin e diplomatëve të të dy vendeve. / bota.al