Flet vajza e Remzije Mustafës pas gjetjes së nënës

Flet vajza e Remzije Mustafës pas gjetjes së nënës

Vajza e Remzije Mustafës falënderon të gjithë ata që ndihmuan në gjetjen e nënës së saj.

Anita Ferati, vajza e Remzije Mustafës ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në gjetjen e nënës së saj, e cila rezultonte e humbur që nga data 6 nëntor.

Anita përmes një shkrimi të bërë në profilin e saj në Facebook, ka thënë se më gëzimin më të madh i informon qytetarët së nëna e saj është gjallë, shkruan Metro.

“Në pamundësi që të ju shkruaj të gjithëve për të ju thënë faleminderit. Me gëzimin më të madh ju informoj që nëna jonë është e gjallë dhe pranë neve. Ju falënderoj për përkrahjen dhe kontributin e dhënë. Zemrat tona janë të plotësuara . Zoti ju rujtë të gjithëve”, ka shkruar ajo sipër fotografisë së postuar me duart e nënës së saj.