Flokët e këngëtarit në ankand për dy milionë dollarë

Flokët e këngëtarit në ankand për dy milionë dollarë

Për disa ditë do të përfundojë ankandi online i “Rock’n roll”, ku pjesë e tij do të jenë edhe flokët e Curt Cobain, përcjell Insajderi.

Ylli i muzikës rock, tashmë i ndjerë, flokët i kishte prerë në vitin 1989 nga shoku i tij, e që janë diku gjashtë fije, dhe oferta minimale është dy mijë e 500 dollarë, njofton sueddeutsche.de.

Ndërsa, së bashku me flokët në ankand do te jetë pjesë edhe një kitarë e nëshkruar e grupit “Nirvana”.

Po ashtu bëhet e ditur që një pjesë e të ardhurave nga ky ankand do t’i shkojnë një fondi që ndihmon muzikën.

Këngëtari Curt Cobain, mbetet ndër më të dëgjuarit në muzikën rock.

Po ashtu ia vlen të citohet që një kitarë e tij, në një ankand të tillë ishte shitur gjashtë milionë dollarë. /Insajderi.com