Këngëtarë, aktorë e stilistë janë anëtarësuar në partitë që ata kanë zgjedhur, duke e lajmëruar këtë me anë të postimeve ose pjesëmarrjeve në tubime të këtyre partive.
Përveç këngëtarit Labinot Tahiri, i cili madje është zgjedhur edhe deputet me partinë AKR, e tani ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, rrugën e tij po e zgjedhin edhe këta artistë:
I pari që e nisi ishte aktori i njohur kosovar, Jeton Zogjani i cili zgjodhi partinë e Ramush Haradinajt për t’iu bashkuar.
“Prej sot AAK-së i është bashkuar njëri prej aktorëve më popullor të skenës, Jeton Zogiani. Kënaqësi t’i uroja mirëseardhje në familjen tonë politike! Një zë që e rritë fuqinë tonë për 100% Kosova”, ishin fjalët e Haradinajt për aderimin e Zogjanit.

Duke vazhduar më pas dhe me tre anëtarësime të tjera po në këtë parti, si frizeri Kaci Lleshi, këngëtaret Adelina Berisha dhe Aida Doçi.


Ndërsa emri i fundit ka qenë aktorja Arta Nitaj e cila ka zgjedhur PDK-në për të filluar rrugëtimin në politikë.
“Nga sot fillova rrugëtimin tim të ri në fushën e politikës. Në Dekadën e Re të Partisë Demokratike të Kosovës, ku frymëzim për mua ishte Ariana Musliu Shoshi, anëtarja me vlerat më të larta njerëzore dhe intelektuale”, ishin fjalët e Nitaj.
