Florent Hasani transferohet te Hapoel Kfar Saba në Izrael

Florent Hasani transferohet te Hapoel Kfar Saba në Izrael

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Florent Hasani, i dha fund aventurës me skuadrën e DVTK, në kampionatin hungarez, teksa ka zgjedhur të transferohet në Izreal të skuadra e Hapoel Kfar Saba, njofton Insajderi.

I veçantë është fakti se ky transferim ka ardhur një ditë pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti i Izraelit.

Sulmuesi anësor ishte pjesë e klubit hungarez që prej vitit 2018, ndërkohë që më herët spikati te Trepça ’89. Ai qëndroi tre vjet në Hungari duke bërë paraqitje pozitive, në 90 ndeshje Hasani shënoi 10 gola. Kujtojmë se vlera e tij në “Transfermarkt” tani shkon deri në 300 mijë euro. /Insajderi.com