Florent Muslija shënon dhe asiston në fitoren e Hannover-it

Florent Muslija shënon dhe asiston në fitoren e Hannover-it

Florent Muslija është rikthyer që të shënojë në kampionatin gjerman, njofton Insajderi.

Futbollisti shqiptar që luan me Hannoverin në “Bundesliga 2” ka tundur rrjetën kundër Nurenberg, në atë fitore që është marrë në shifrat 2-5.

Në minutën e 72-të të takimit Muslija ekzekutoi me forcë goditjen e lirë, me portierin kundërshtar që nuk arriti t’i jepte dot devijimin e duhur topit për ta larguar nga rrjeta.

Vetëm pak minuta më vonë futbollisti shqiptar i Hannoverit do të dhuronte edhe një asist për Twumasi për ta mbyllur ndeshjen në 2-5. /Insajderi.com