Të shtunën u mbajt finalja e festivalit “Kënga Magjike”.
Flori Mumajesi me baladën “Plas” fitoi çmimin e parë në edicionin e 20-të të këtij festivali, shkruan lajmi.net.
Në garë të fortë për vendin e parë ishin edhe Aurela Gaçe dhe Eli Fara si dhe Fifi me Mc Kreshën, këta të fundit u renditën në vendin e tretë.
Pas përfundimit të festivalit, Fifi përmes një statusi i uroi Florit fitoren në festival si dhe shkroi se e kishte merituar plotësisht.
Së fundi, përmes një videoje të postuar në InstaStory, kantautori e filmoi Fifin duke qeshur teksa po argëtoheshin bashkë me finalistët e tjerë.
“Kjo e qeshura= <3” ka shkruar Flori, duke treguar raportin e mirë që ka me Fifin, të cilën gjë nuk e shpreh shpesh edhe me artistet e tjera.
Në anën tjetër, Fifi shkroi “e qeshura e personalizume, n’kwtw rast me ose pa kontrate vetëm për ty”.
Qysh prej fillimit të festivalit raporti i Fifit dhe Florit ka qenë shumë i diskutuar, pasi ata janë parë afër njëri-tjetrit edhe në një video që qarkulloi në internet.
Se çfarë po ndodhë mes tyre, mbetet të shihet, por që një gjë është e sigurtë se ata janë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.