Flori Mumajesi: “Janë munduar të më lumturojnë për ditëlindje e më pas të më shkelin çdo ditë të jetës”

Flori Mumajesi: “Janë munduar të më lumturojnë për ditëlindje e më pas të më shkelin çdo ditë të jetës”

Me 23 gusht, Flori Mumajesi festoi ditëlindjen e tij, njofton Insajderi.

Natyrisht që shumë urime arritën në llogaritë e tij në rrjete sociale, për të cilat artisti shprehi se është shumë mirënjohës.

Por më pas, ka ardhur një reagim jo fort i zakonshëm, sa i përket urimeve të ditëlindjes, njofton Insajderi.

Një postim në llogarinë e tij ai shkruan “Reflektim”, ku vazhdon:

“Nuk kam pasur kurrë pritshmëri të mëdha për urime apo surpriza për ditëlindjen time! Kurrë…  Por ja që vit pas viti janë munduar të më lumturojnë e më pas të më shkelin çdo ditë të jetës, janë munduar të më lumturojnë ditëlindje duke më faturuar kosto të mëdha për atë ditë në kurrizin tim çdo ditë të jetës”.

E pas këtij mesazhi kriptik, Flori ka falënderuar të gjithë që e uruan për ditëlindjen e tij. /Insajderi.com