Florian Dushi zyrtarizon dorëheqjen nga KQZ-ja

Florian Dushi zyrtarizon dorëheqjen nga KQZ-ja

Anëtari i deritashëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Florian Dushi, ka dhënë dorëheqje zyrtarisht.

Këtë e ka bërë publike sot KQZ-ja së bashku me Dushin në një konferencë për media. Dorëheqja e tij vjen pas një kohe të gjatë që i ka shërbyer këtij institucioni.

Florian Dushi, e ka lënë këtë pozitë për ta marrë postin e zëvendësministrit të Drejtësisë. Për punën e tij në KQZ, Dushit i është ndarë një mirënjohje.