Florim Ejupi thotë se vrasësi i Tahir Zemajt është brenda LDK-së

Florim Ejupi thotë se vrasësi i Tahir Zemajt është brenda LDK-së

Florim Ejupi, i cili akuzohet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ka thënë se vrasësi i Tahir Zemajt është brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton Insajderi.

Në një intervistë për emisonin “Debat Plus”, Ejupi ka përmendur vrasjen e Zemajt për të cilën akuzohet vetë ai.

“Nuk është në interesin e Armend Zemaj ta zbulojë kush e vrau Tahir Zemajn sepse i dalin njerëzit e tij. Nuk po them njerëzit shumë afër tij, por larg nuk shkon. E kam fjalën për njerëzit e partisë së vet”, ka thënë Ejupi.

Florim Ejupi ishte arrestuar edhe në vitin 2014-të pas dëshmisë së të burgosurit Shkumbin Mehmetaj, që i ngarkonte atë dhe Bajram Kiçmarin për vrasjen e dy policëve: një polici të UNMIK-ut dhe një polici të Kosovës. /Insajderi.com