Anëtari i Komisionit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit me Malin e Zi, Florim Isufi, gjatë diskutimit të nxehtë para Komisionit parlamentar për Integrime, ka nxjerrë deklarata interesante.
Kur e mori fjalën për t’i dhënë argumentet e tij rreth të gjeturave në Komisionit, dikush nga deputetët po i ndërhynte, dhe kjo nuk i pëlqeu atij.
Isufi, si me sarkazëm, i tha njërit prej deputetëve se, po të ishte student i tij, do ta nxirrte jashtë.
“Me qenë ti student i imi, të kisha qitë jashtë”, i ka thënë profesori Isufi njërit prej deputetëve që ishin prezent në Komisionin për Integrime Evropiane.
Nuk ishte vetëm Isufi që u nervozua gjatë këtij debati. E njëjta gjë ndodhi edhe me anëtarin tjetër të Komisionit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit me Malin e Zi, profesorit Zejnullah Gruda.
Gjatë fjalimit të tij, edhe ai u ndërpre nga njëri prej deputetëve.
“Nuk kam ardhur këtu të marr leksione prej jush, aq më pak prej teje”, i ka thënë Gruda njërit prej deputetëve./Insajderi.com