Fomrula 1 rikthehet me shikues, por me persona të vaksinuar ose ata që kanë kaluar Coronavirusin

Fomrula 1 rikthehet me shikues, por me persona të vaksinuar ose ata që kanë kaluar Coronavirusin

Gara hapëse në Formula 1 në Bahrein do të mund të ndiqet vetëm nga ata shikues që e kanë kaluar Coronavirusin ose që janë vaksinuar, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit nga F1, bileta do t’u shiten vetëm atyre që kanë kaluar dy javë nga infektimi ose vaksinimi.

Në garën më 28 mars në Pistën Ndërkombëtare të Bahreinit do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës.

Dy garat e sezonit të kaluar në Bahrein u zhvilluan pa shikues. /Insajderi.com