Fonseca para sfidës ndaj Ajax: Kemi përball një prej ekipeve më të forta në repartin e sulmit në Europë

Fonseca para sfidës ndaj Ajax: Kemi përball një prej ekipeve më të forta në repartin e sulmit në Europë

Para sfidës së sotme çerekfinale të Europa League kundër Ajax, tekniku portugez i Romës, Paulo Fonseca, ka folur në konferencë për shtyp, njofton Insajderi.

“Duhet të bëjmë një ndeshje perfekte. Ajaxi është një skuadër e fortë. E ndiej skuadrën të motivuar dhe me vetëbesim”. Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, ka ndjesi pozitive përpara çerekfinales së Ligës së Europës kundër holandezëve.

“Është shumë e ngjashme me Sassuolon, sigurisht me lojtarë të ndryshëm. Duhet të jemi të përqendruar në mbrojtje. Është e rëndësishme të mos bëjmë gabime, sepse ata janë shumë të fortë në sulm”, tha fillimisht Fonseca.

“Ajax është një prej ekipeve më të fortë ta Europës në sulm. Do jenë ndeshje të ekuilibruara, gjithçka do vendoset në kthim”, shtoi tekniku në konferencë, duke konfirmuar se Dzeko dhe Veretout do të jenë titullarë. /Insajderi.com