Forbes: Energjia e ripërtishme kërcënon ekonominë dhe furnizmin me rrymë në Gjermani

Forbes: Energjia e ripërtishme kërcënon ekonominë dhe furnizmin me rrymë në Gjermani

Gjermania është zotuar për të zvogëluar prodhimin e rrymës nga qymyri dhe centralet nukleare në energji nga burimet e ripërtrishme dhe përvec kostos shumë të lartë, kjo iniciativë po shpërfaqë probleme shumë më të mëdha në këtë vend, raporton prestigjiozja Forbes.

Raporti më i ri nga McKinsey ka gjetur se tranzicioni i energjisë elektrike në energji të ripërtrishme në Gjermani, paraqet kërcënim të jashtëzakonshëm për ekonominë Gjermane dhe furnizimin me rrymë në vend.

Gazeta më e madhe ditore Gjermane, Die Welt, ka përmbledhur të gjeturat e raportit të McKinsey mbi tranzicionin e energjisë në Gjermani me një fjalë të vetme: ‘shkatërruese’.

Miliarda euro para të konsumatorëve të energjisë në Gjermani mezi arrijnë të mbulojnë kostot që rrjedhin nga ky proces, dhe përkundër, problemet me furnizim tani më kanë filluar të shfaqen.

Gjermania përmes politikave energjetike të tranzicionit në energji të ripërtrishme ka dështuar në tri dimensione bazë të industrisë energjetike: në mbrojtjen e mjedisit, sigurinë e furnizimit dhe efiqiencën e energjisë, sugjeron raporti i McKinsey.

Sipas raportit, përkundër përkushtimeve, Gjermania ka dështuar dukshëm në zvogëlimin e emetimeve të CO2. Në vitin 2018 Gjermania prodhoj 866 milion ton metër të dioksidit të karbonit, shifër kjo shumë më e largët se ajo e përcaktuar prej 750 milion tonësh në vit.

‘Nëse emetimet vazhdojnë në shtegun e njejtë sikurse dekadën e kaluar, atëherë caqet e CO2 për vitin 2020 do të arrihen vetëm pas tetë viteve deri sa ato të viteve 2030 nuk do të arrihen para vitit 2046’, thotë McKinsey.

Ndryshe, raporti i McKinsey tregon edhe për mungesën e mundshme të energjisë elektrike në Gjermani, për shkak të mbështetjes në energji nga dielli dhe era. Në qershor të vitit 2019, për tri ditë rradhazi Gjermania gati se mbeti pa rrymë.

Në mungesë të saj, pas mbylljes së paplanifikuar të mosfunksionimit të burimeve të energjisë së ripërtrishme, Gjermania ishte detyruar që në mënyrë urgjente të importonte rrymë me cmim shumë më të lartë se mesatarja.

‘Mund të supozohet se siguria e furnizimit me rrymë në Gjermani por edhe Evropë do të vështirësohet edhe më shumë në të ardhmen’, thotë McKinsey.

Në Qershor, Gjermania ka importuar më shumë energji elektrike se sa që ka eksportuar dhe deri në vitin 2023, Gjermania do të shndërrohet në importues të energjisë elektrike, ka parashikuar McKinsey.

Gjermanët kanë paguar shumë për këtë transformim të energjisë elektrike në energji të gjelbër. Cmimet e rrymës në Gjermani janë 45% më të mëdha se sa mesatarja në Evropë, thotë McKinsey. Taksat e gjelbërta përfaqësojnë 54% të kostos së energjisë elektrike në amvisëri.

Cmimet e energjisë elektrike do të pësojnë rritje deri në vitin 2030, parashikon McKinsey, përkundër premtimeve të vazhdueshme nga avokuesit e energjisë së gjelbër dhe politikanët Gjerman se ato do të ulen.

Energjia e ripërtsihme po shkakton rritje të njejta cmimesh dhe probleme me furnizim edhe në pjesë tjera të botës duke përfshirë Teksasin, Britaninë, Australinë dhe Kaliforninë. Vetëm pak kohë më parë, rregullatori i energjisë elektrike në Australi mbylli disa parqe të erës pasi që të njëjtat nuk po mund të prodhonin energji sipas planifikimit, raporton Forbes.

Bloomberg News, që fuqishëm lobon për energjinë e ripërtishme në botë, javën e kaluar i quajti problemet e furnizimit me rrymë si paralajmërim për pjesën tjetër të botës. Sipas tyre, këto probleme mund të shkaktojnë ndërprerje të furnizimit, por edhe kolaps total të rrjetit të energjisë elektrike në vend, raporton Forbes.

Përkundër tregimeve, në Gjermani vetëm 36% të kapaciteteve prodhohen nga burimet e ripërtrishme. Nëse prodhimi përmes djegjes së biomasës nuk përfshihet, e cila jo rrallë llogaritet edhe më e dëmshme se qymyri, prodhimi i energjisë nga era, uji dhe dielli në Gjermani kanë plotësuar vetëm 27% të prodhimit të energjisë në vitin 2018.

Gjermania ka dështuar edhe në zvogëlimin e konsumit të energjisë në nivelet të cilat edhe i dëshironte. McKinsey tregon se Gjermania ka plotësuar vetëm 39% të planit për zvogëlimin e prodhimit të energjisë elektrike.

Ndryshime radikale duhen implementuar, thotë McKinsey, duke përfshirë edhe ndërtimin e termocentraleve rezervë. ‘Dihet, pasojat e territ janë shumë më të mëdha’, thotë McKinsey.