“Forbes” zgjedh Merkelin, gruan më të fuqishme për vitin 2019

“Forbes” zgjedh Merkelin, gruan më të fuqishme për vitin 2019

Edhe për këtë vit Kancelarja e Gjermanisë gjermane Angela Merkel është renditur si gruaja më e fuqishme në botë nga “Forbes.” Kancelarja renditet e para në listën e Forbes 2019, ndërsa ndiqet nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde nga Franca, dhe kështu lista vazhdon me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.

Angela Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe për politikën e saj kundrejt refugjatëve për të hyrë në vend mes krizës së emigrantëve që prej 2015.

Renditja e Forbes për 2019:

-Angela Merkel, Kancelarja Gjermane

-Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane-

-Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA

-Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

-Mary Barra, CEO e General Motors

-Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation

-Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments

-Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín

-Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë

-Marillyn Heëson, CEO e Lockheed