Forcat Detare Shqiptare i shpëtojnë 50 emigrantë

Forcat Detare Shqiptare i shpëtojnë 50 emigrantë

Forca Detare Shqiptare dhe anija “Butrinti” me mision në detin Egje kanë shpëtuar 50 emigrantë, të cilët ishin nisur nga Ceshme i Tuqisë drejt ishullit te Chiosit në Greqi.

Emigrantët u shpëtuan gjatë patrullimit të anijës, mbrëmjen e djeshme.Siç njofton ministria e Mbrojtjes emigrantët ishin 4 burra dhe 10 gra.

“Menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës rojes bregdetare turke, greke dhe Forontex. Emigrantet janë marre nga Roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimit drejt portit te Ceshmes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.