Forcat e rendit e njoftojnë në Facebook: Për personin që iku, ktheu e merre tiketën e lotarisë se ke fituar

“Mund të vish ta marrësh tiketën në zyrën tonë. Është këtu duke të pritur. Meqë ra fjala; Urime”.

Forcat e rendit e njoftojnë në Facebook: Për personin që iku, ktheu e merre tiketën e lotarisë se ke fituar

Një zyrë e Forcave të Rendit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur një mesazh për një person që ka ikur nga policia, kur këta të fundit e ndalën në një patrullim në trafik.

Zyra e policisë njofton se personi që iku la pas vetës një tiketë lotarie në të cilën tregohet se ai ka fituar 100 dollarë, shkruan Fox News, njofton Insjaderi.

“Për të dyshuarin që iku nga zyrtarët tanë policorë këtë mëngjes në rrugën I-75. Ju keni lënë një tiketë fituese prej 100 dollarësh në veturë”, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook.

“Mund të vish ta marrësh tiketën në zyrën tonë. Është këtu duke të pritur. Meqë ra fjala; Urime”.

Policët më vonë njoftohet se e kanë zënë të dyshuarin dhe tani është në paraburgim.

“Po, do t’ia kthejmë tiketën”, ka njoftuar sërish departamenti i policisë, duke shtuar “megjithatë substancat narkotike që ia gjetëm do ia ndalim”./Insajderi.com

 

 

To the suspect who ran on foot from our deputies on a traffic stop this morning on I-75, you left a winning $100.00…

Posted by Cherokee Sheriff’s Office – Georgia on Monday, September 14, 2020