Ford mbyllë mijëra vende të punës në Evropë

Kompania amerikane “Ford Motors” ka paralajmëruar të enjten mbyllje të disa mijëra vendeve të punës në Evropë, si dalje nga tregu jofitimprurës dhe anulim të linjave prodhuese të veturave të cilat sjellin humbje, në kuadër të ristrukturimit i cili ka për qëllim ta kthejë kompaninë në rrugët e profitit.

Ford mbyllë mijëra vende të punës në Evropë

“Ford” ka kumtuar se do të del nga segmenti i veturave “multivan”, dhe do ta ndërpresë prodhimin e transmetuesve automatikë në Bordo në gusht, do ta rishqyrtojë afarizmin e tij në Rusi, dhe t’i bashkojë selit e “Ford Britania e Madhe” me “Ford Credit”, në vendin Danton në Eseks, transmeton rrjeti televiziv CNBC.

Agjencia “Bloomerang” transmeton se “Ford” punëson rreth 54.000 punëtorë në Evropë, para se gjithash në Gjermani, Britani të Madhe dhe Spanjë, si dhe ka ndërmarrje të përzier në Rusi.

“Jemi duke ndërmarrë një aksion të shkëlqyer për transformimin e afarizmit të Fordit në Evropë”, ka deklaruar Stephen Armstrong, nënkryetari i Grupit për Evropë, Lindje të Afërt dhe Afrikë.

“Ford Europa” tashmë një kohë të gjatë po ngecë, ku në tremujorin e tretë të vitit të kaluar kompania ka shënuar një humbje prej 245 milionë euro, gjë që është ekuivalent me marzhën negative EBIT prej 3,3 për qind.

Armstrong ka refuzuar të precizoj se sa vende të punës do të mbyllen, pasi ende po zgjasin negociatat me liderët e sindikatave, mirëpo ka thënë se zvogëlimi i fuqisë punëtore do t’i përfshijë “mijëra” punëtorë./Insajderi.com.