Formacionet zyrtare: Çeki – Kosovë

Formacionet zyrtare: Çeki – Kosovë

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA ka publikuar formacionet startuese të ndeshjes mes Republikës së Çekisë dhe Përfaqësueses së Kosovës.

Kosova do të përballet me mungesa të shumta në këtë ndeshje, derisa Vedat Muriqi, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu dhe Arbër Zeneli nuk luajnë shkaku i lëndimeve.

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka vendosur që për këtë ndeshje ta zëvendësojë Muriqin me Atdhe Nuhiun.

Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës shpreson të triumfojë sonte në ndeshjen më të rëndësishme që prej pranimit në instancat më të mëdha të futbollit FIFA dhe UEFA.

Në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’, djelmoshat e Bernard Challandes do të përballen në një ndeshje jetike me Republikën e Çekisë.

Ndeshja e vlefshme për grupin A do të vendosë fatin e të dyja skuadrave për një kualifikim eventual në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Momentalisht, në grupin A, Çekia zë vendin e dytë me 12 pikë, kurse Kosova renditet në vendin e tretë me 11 sosh.

Ndeshja në fjalë nis nga ora 20:45./Insajderi.com