Formacionet zyrtare Lituani – Shqipëri

Formacionet zyrtare Lituani – Shqipëri

Sonte me fillim nga ora 18:00, Shqipëria luan ndeshjen në transfertë, përball Lituanisë në stadiumin “LFF Stadium”, për ndeshjen e katërt në grupin e katërt të Ligës së Kombeve në divizionin C, njofton Insajderi.

Tekniku italian, Edi Reja, në këtë takim, do të luaj me formacionin 3-5-2.

Në portë ndodhet Etrit Berisha, tre mbrojtësit shqiptarë në këtë takim janë, Marash Kumbulla, Kastriot Dermaku dhe Berat Gjimshiti.

Në mesfushë ndodhen: Laçi, Abrashi dhe Bare në qendër, ndërsa në krahët e mesfushës ndodhen Lenjani dhe Veseli.

Dy sulmuesit në këtë takim janë Broja dhe Seferi.

Shqipëria në këtë grup, pas tre gjirosh, ka katër pikë të tubuara, ashtu si tre kombëtaret tjera të këtij grupi, ku bëjnë pjesë Kazakistani dhe Bjellorusia. /Insajderi.com