Formacionet zyrtare në “El Clasico” Real Madrid vs Barcelona

Formacionet zyrtare në “El Clasico” Real Madrid vs Barcelona

Luhet duke filluar nga ora 21:00, “El Clasico” mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, njofton Insajderi.

Një sfidë e luftuar, mes dy skuadrave që kanë bërë histori në Spanjë, por edhe në botë. Edhe pse do të luhet në impiantin e qendrës stërvitore të Realit të Madridit, dueli në “Alfredo di Stefano”, nuk ka sesi të mos jetë spektakolar duke parë ato që do të zbresin në fushë.

Sigurisht, pas largimit të Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit kjo ndeshje e ka humbur disi shkëlqimin, duke njohur rivalitetin madhështor mes portugezit dhe Lionel Messit, por gjithsesi në radhët e Realit sivjet është një Karim Benzema në superformë, i cili premton luftë.

Sot në mbrëmje do të luhet ndeshja numër 182 e vlefshme për kampionatin spanjoll mes këtyre dy skuadrave, ku bilanci sheh në avantazh Realin me 74 fitore, Barcelonën me 72, ndërsa barazimet janë 35, me një golavarazh prej 291 golash madrilenë dhe 289 të katalanasve.

Përveç rivalitetit të madh mes tyre, ndeshja e sotme është e rëndësishme edhe për objektivat e të dy skuadrave, pasi do të kërkojnë të afrohen me Atleticon kryesues.

FORMACIONET ZYRTARE:

REAL MADRID: (4-4-2) Courtois, Vasquez, Militao, Nacho Fernandez, Mendy, Kroos, Casemiro, Modriç, Valverde, Benzema, Vinicius. Trajner: Z. Zidane.

BARCELONA: (3-5-2) Ter Stegen, Mingueza, Araujo, Lenglet, Dest, Busquets, De Jong, Alba, Messi, Pedri, Dembele. Trajner: R. Koeman. /Insajderi.com