Formacionet zyrtare të derbit Juventus vs Napoli

Formacionet zyrtare të derbit Juventus vs Napoli

Luhet duke filluar nga ora 18:45, ndeshja mes Juventusit dhe Napolit në Serinë A, e shtyrë, pasi fillimisht ishte planifikuar të luhej në tetor të vitit të kaluar, por nuk u zhvillua, për shkak të rasteve me virus te skuadra e Gattusos, njofton Insajderi.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat që do të kërkojnë të marrin maksimumin, për edhe objektivat që aktualisht kanë, siç është kualifikimi në Champions për sezonin e ardhshëm.

Juventusi ka fituar tetë nga nëntë sfidat e fundit brenda fushe kundër Napolit në Serinë A. Humbja e vetme e ‘bardhezinjve’ në bilancin e pjesshëm është regjistruar në prillin e 2018-ës. Pas një serie prej shtatë suksesesh radhazi në Torino, “Zonja” e pret këtë takim pas humbjes në shtëpi 0-1 me Beneventos. Napoli ka fituar katër ndeshjet e fundit të Serisë A. Jugorët nuk kanë arritur asnjëherë pesë suksese radhazi gjatë këtij kampionati.

Për sa i përket formacioneve, e nis titullar me Napolin, mbrojtësi i Kombëtares shqipare, Elseid Hysaj, i cili është zgjedhur në krahun e majtë, ndërkohë që do të luajë nga minuta e parë edhe lojtari i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani. Nga ana tjetër, Pirlo nuk i ka kursyer lojtarët, teksa ka hedhur në fushë më të mirët që kishte në dispozicion.

FORMACIONET ZYRTARE:

Juventus: Szczesny, Danilo, Chiellini, de Ligt, Cuadrado, Chiesa, McKennie, Bentancur, Arthur, Morata, Ronaldo. Trajner: A. Pirlo.

Napoli: Meret, Rrahmani, Koulibaly, Di Lorenzo, Hysaj, Demme, Fabian Ruiz, Lozano, Zielinski, Insigne, Mertens. Trajner: G. Gattuso.