Granit Xhaka nuk do të jetë startues në ndeshjen Arsenal – PSG që fillon pas rreth gjysmë orë në stadiumin Emirates në Londër. Në vend të tij, trajneri Arsene Wenger i ka besuar mesfushorit uellsian Aaron Ramsey, i cili ndeshjen e fundit kundër Manchester United kishte luajtur në krahun e majtë, që nuk është pozitë e tij natyrale.
Në formacionin e Wenger startues s është sulmuesi francez Olivier Giroud, ndërsa në krahun e djathtë në vend të Theo Walcott do të luaj Alexis Sanchez.
Në anën tjetër, PSG do të paraqitet në këtë ndeshje pa mbrojtësin Aurier. Ai nuk është lejuar të udhëtojë pasi që autoritetet britanike kanë revokuar vizën.
PSG dhe Arsenal kanë pikë të njeta ndërsa ndeshja e sotme është e rëndësishme për vendin e parë në grup.
Arsenal: Ospina, Mustafi, Koscienly, Jenkinson, Gibbs, Coquelin, Ramsey, Alexis, Ozil, Iëobi, Giroud.
PSG: Areola, Maxëell, Marquinhos, Thiago Silva, Meunier; Motta, Matuidi, Verrati; Cavani, Di Maria, Moura