Formacioni i ëndrrave që Mourinho mund të kishte ndërtuar me 300 milionë euro [Foto]

Formacioni i ëndrrave që Mourinho mund të kishte ndërtuar me 300 milionë euro [Foto]

Me 300 milionë eurpo, Jose Mourinho mund ta kishte ndërtuar një super-formacion te Manchester United.

Trajneri portugez, pas barazimit të fundit ndaj Burnleyt në “Old Trafford”, u ankua për mungesën e transferimeve, duke thënë se 300 milionë euro nuk i mjaftojnë për ta forcuar ekipin.

Mourinho tha se “Manchester City blen lojtarë që janë mbrojtës krahu, me çmimin e sulmuesve”, duke shtuar se 300 milionët e shpenzuara nga klubi nuk mjaftojnë.

“Nuk është mjaft, nuk është mjaft, jemi ende në periudhë të rindërtimit të skuadrës”, tha Mourinho pas ndeshjes për gazetarët.

Kurse, gazeta spanjolle Marca, ka publikuar formacionin e mundshëm me lojtarët që portugezi mund të kishte transferuar për shumën e 300 milionë eurove. /Insajderi.com