Formacioni i mundshëm i Maqedonisë së Veriut kundër Kosovës

Formacioni i mundshëm i Maqedonisë së Veriut kundër Kosovës

Ndeshja e sotme gjysmëfinale mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut e vlefshme për “playoff”-in e divizionit D të Ligës së Kombeve, do të luhet në “Todor Proeski” të Shkupit, pa praninë e tifozëve, ndërsa për këtë takim, trajneri Igor Angelovski nuk do të  ketë në dispozicion shqiptarin Eljif Elmas që aktivizohet te Napoli në Itali, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raporton portali maqedono – verior, “Sportmedia”, tekniku Igor Angelovski do të luaj me formacionin 4-2-3-1.

Në portë do të aktivizohet Dimitrievski, mbrojtës i majtë Ristevski, ndërsa mbrojtës i djathtë do të luaj Ristovski. Në qendër të mrbojtjes do të jenë Musliu dhe Velkovski, ndërsa mesfushorët defanzivë para mbrojtjes do të jenë Spirovski dhe Ademi.

Treshja e mesfishorëve të avancuar do të jenë Alioski, Bardhi dhe Pandev, ndërsa i vetëm në qendër të sulmit pritet të jetë njëri mes Trichkovski, Nestorovski apo Trajkovskit. /Insajderi.com